Udhërrëfyesi i Maturantit"Kostandin Kristoforidhi"
Mirësevini! Në këtë platformë do të gjesh informacion të qartë dhe praktik për universitetet dhe degët që ofrohen në Tiranë, për të ndihmuar zgjedhjen e degës më të përshtatshme për ty, me detaje për studimin, aftësitë dhe notat minimale të pranimit.
Universitetet Kryesore në Tiranë
Zbuloni universitetet publike dhe private që ofrojnë programet më të mira akademike në kryeqytet
Të dhënat përditësohen rregullisht. Për informacion zyrtar, vizitoni faqet e universiteteve.
Degët & Karakteristikat e Pranimit
Eksploroni degët kryesore, kërkesat për pranim dhe mundësitë e karrierës që ofrojnë
Mjekësi e Përgjithshme
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Anatomi, fiziologji, biokimi, patologji, farmakologji, dhe praktike klinike në spitale. Studimi zgjat 6 vjet dhe perfshinë rezidencën.
Infermieri
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Kujdesi infermieror, farmakologji bazë, psikologji mjekësore, teknika klinike, dhe menaxhim i pacientëve në ambiente të ndryshme shëndetësore.
Software Engineering / ICT
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Programim, algoritme, baza të dhënash, web development, mobile apps, inteligjencë artificiale, dhe menaxhim projektesh software.
Juridik
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
E drejtë kushtetuese, civile, penale, tregtare, ndërkombëtare, procedurë gjyqësore, dhe etike juridike.
Psikologji
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Psikologji klinike, sociale, zhvillimore, këshillim psikologjik, psikoterapi, dhe metodologji kërkimore.
Ekonomi & Finance
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Makroekonomi, mikroekonomi, kontabilitet, financë korporative, marketing, menaxhim biznesi, dhe analiza statistikore.
Arkitekturë
Veshtireësia e pranimit
Cfarë studion
Dizajn arkitektonik, historia e arkitekturës, urbanistikë, konstruksione, materiale ndërtimi, dhe software CAD/3D.
Histori Suksesi të Maturantëve


Ajla Taka
Viti shkollor 2022–2023


Suela Palluqi
Viti shkollor 2023–2024


Sindi Mema
Viti shkollor 2023–2024


Semiramis Zavalina
Viti shkollor 2023–2024
🏅 Suksesi ka emra dhe fytyra — dhe sot ato janë nxënësit tanë!Katër momente krenarie, katër medalje të arta, dhe pafund orë pune, përkushtimi dhe besimi në vete. Këto arritje nuk janë vetëm çmime — janë dëshmi që ëndrrat realizohen kur nuk dorëzohesh.Ju që po i shikoni këto foto: le të jenë një kujtesë që talenti rritet me punë, dhe puna shpërblehet me sukses. Çdo hap i vogël drejt dijes është një hap më afër majës.Vazhdoni të mësoni, të guxoni, të provoni — sepse medalja e radhës mund të mbajë emrin tuaj.Krenarë për ju sot — edhe më krenarë për atë që do të bëheni nesër.
Këshilla Praktike për Maturantët
Vendimi për degën e studimit është një nga më të rëndësishmit në jetë. Ja disa keshilla që do t'ju ndihmojnë të bëni zgjedhjen e duhur.
Analizo Programet dhe Përmbajtjen
Mos u mjafto vetëm me emrin e deges. Lexo kurrikulen, lëndët që do të studiosh, dhe profilet e pedagogëve. Krahaso të njëjtën degë në universitete të ndryshme - programet mund të ndryshojnë shumë.
Hapa konkrete
- Vizito faqet zyrtare të universiteteve
- Lexo planet e studimit të detajuara
- Kontrollo akreditimin e programit
- Pyet studentë aktualë për përvojën e tyre
Krahaso Universitetet Publike dhe Private
Secili ka avantazhe dhe disavantazhe. Publiku ka tarifa më të ulëta por konkurencë më të lartë. Privati ofron fleksibilitet por kosto më të lartë. Vendimi varet nga situata jote financiare dhe akademike.
Hapa konkrete
- Krahaso tarifat vjetore të studimit
- Vlerson cilësinë e infrastrukturës
- Kontrollo mundësitë e bursave
- Shiko raportin student/pedagog
Zgjidh Sipas Interesit Real, Jo Trendit
Mos u ndiko nga presioni i shoqerisë apo familjes. Studimi zgjat 3-6 vjet dhe karriera tërë jetën. Zgjidh atë që të pëlqen vërtet - motivimi i brendshëm është celësi i suksesit akademik.
Hapa konkrete
- Reflekto për pasionet dhe interesat e tua
- Imagjino veten duke punuar në atë fushë
- Fol me profesionistë të fushës
- Mos u ndiko nga 'degët e modës'
Këshilla të tjera të dobishme
Mbaj parasysh edhe këto pika të rëndësishme
Vendos objektiva të qarta dhe realiste për notën e Maturës
Përgatitu mirë për provimet - cdo pikë ka rëndësi
Kërko këshilla nga mësuesit dhe psikologu i shkollës
Mendo për tregun e punës dhe mundesitë e punësimit
Të Dhëna nga Shkolla"Kostandin Kristoforidhi"
Shpërndarja e nxënësve sipas degëve të zgjedhura për vitin akademik 2024-2025
28
Nxënës në degët shëndetësore & IT
17.9%
E totalit të maturantëve
8
Degë të ndryshme të zgjedhura
Numri i nxënësve sipas degëve
Shpërndarja në përqindje
Degët më të kërkuara
Inxh. Informatike
5 nxënës (3.2%)
Stomatologji
5 nxënës (3.2%)
Infermieri
5 nxënës (3.2%)
Teknik Lab.
5 nxënës (3.2%)
* Të dhënat bazohen në regjistrimet e vitit akademik 2024-2025