UMMK
Gati per Maturën 2025

Udhërrëfyesi i Maturantit"Kostandin Kristoforidhi"

Mirësevini! Në këtë platformë do të gjesh informacion të qartë dhe praktik për universitetet dhe degët që ofrohen në Tiranë, për të ndihmuar zgjedhjen e degës më të përshtatshme për ty, me detaje për studimin, aftësitë dhe notat minimale të pranimit.

15+
Universitete
200+
Degë Studimi
1000+
Nxënës të Ndihmuar
Eksploroni mundësitë

Universitetet Kryesore në Tiranë

Zbuloni universitetet publike dhe private që ofrojnë programet më të mira akademike në kryeqytet

publik

UMT

Universiteti i Mjekësisë, Tiranë

Degët e disponueshme

Mjekësi e PërgjithshmeStomatologjiTeknik DentareHigjenist DentarFarmaciInfermieri+6 të tjera
publik

UPT

Universiteti Politeknik i Tiranës

Degët e disponueshme

ArkitekturëArkitekturë UrbanistikëInxhinieri InformatikeElektronikeTelekomunikacionNdërtimi+8 të tjera
publik

FSHN

Fakulteti i Shkencave të Natyrës

Degët e disponueshme

BiologjiBioteknologjiFizikëKimiKimi IndustrialeMatematikë+2 të tjera
publik

UBT

Universiteti Bujqësor i Tiranës

Degët e disponueshme

AgronomiHortikulturëMbrojtje BimëshAnimal ScienceAkuakulturëEkonomi+8 të tjera
privat

UMT

Universiteti Metropolitan Tirana

Degët e disponueshme

Software EngineeringArtificial IntelligenceEconomic Informatics
privat

CIT

Canadian Institute of Technology

Degët e disponueshme

InxhinieriEkonomi & Biznes (në anglisht)

Të dhënat përditësohen rregullisht. Për informacion zyrtar, vizitoni faqet e universiteteve.

Gjej degen e duhur

Deget & Karakteristikat e Pranimit

Eksploroni deget kryesore, kerkesat per pranim dhe mundesite e karrieres qe ofrojne

Mjekesi e Pergjithshme

Nota minimale: 8.5+

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Anatomi, fiziologji, biokimi, patologji, farmakologji, dhe praktike klinike ne spitale. Studimi zgjat 6 vjet dhe perfshine rezidencen.

Infermieri

Nota minimale: 7.5+

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Kujdesi infermieror, farmakologji baze, psikologji mjekesore, teknika klinike, dhe menaxhim i pacienteve ne ambiente te ndryshme shendetesore.

Software Engineering / ICT

Nota minimale: 6.5 - 7.0

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Programim, algoritme, baza te dhenash, web development, mobile apps, inteligjence artificiale, dhe menaxhim projektesh software.

Juridik

Nota minimale: 6.5 - 7.0

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

E drejte kushtetuese, civile, penale, tregtare, nderkombetare, procedure gjyqesore, dhe etike juridike.

Psikologji

Nota minimale: 7.0 - 7.5

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Psikologji klinike, sociale, zhvillimore, keshillim psikologjik, psikoterapi, dhe metodologji kerkimore.

Ekonomi & Finance

Nota minimale: >=6.5

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Makroekonomi, mikroekonomi, kontabilitet, finance korporative, marketing, menaxhim biznesi, dhe analiza statistikore.

Arkitekture

Nota minimale: 7.0 - 7.5

Veshtiresia e pranimit

Cfare studion

Dizajn arkitektonik, historia e arkitektures, urbanistike, konstruksione, materiale ndertimi, dhe software CAD/3D.

Statistika reale

Te Dhena nga Shkolla"Kostandin Kristoforidhi"

Shperndarja e nxenesve sipas degeve te zgjedhura per vitin akademik 2024-2025

28

Nxenes ne deget shendetesore & IT

17.9%

E totalit te maturanteve

8

Dege te ndryshme te zgjedhura

Numri i nxenesve sipas degeve

Shperndarja ne perqindje

Deget me te kerkuara

Inxh. Informatike

5 nxenes (3.2%)

Stomatologji

5 nxenes (3.2%)

Infermieri

5 nxenes (3.2%)

Teknik Lab.

5 nxenes (3.2%)

* Te dhenat bazohen ne regjistrimet e vitit akademik 2024-2025

Udhezime te vlefshme

Keshilla Praktike per Maturantet

Vendimi per degen e studimit eshte nje nga me te rendesishmit ne jete. Ja disa keshilla qe do t'ju ndihmojne te beni zgjedhjen e duhur.

Analizo Programet dhe Permbajtjen

Mos u mjafto vetem me emrin e deges. Lexo kurrikulen, lendet qe do te studiosh, dhe profilet e pedagogeve. Krahaso te njejten dege ne universitete te ndryshme - programet mund te ndryshojne shume.

Hapa konkrete

  • Vizito faqet zyrtare te universiteteve
  • Lexo planet e studimit te detajuara
  • Kontrollo akreditimin e programit
  • Pyet studente aktuale per pervojen e tyre

Krahaso Universitetet Publike dhe Private

Secili ka avantazhe dhe disavantazhe. Publiku ka tarifa me te uleta por konkurence me te larte. Privati ofron fleksibilitet por kosto me te larte. Vendimi varet nga situata jote financiare dhe akademike.

Hapa konkrete

  • Krahaso tarifat vjetore te studimit
  • Vlerson cilesine e infrastruktures
  • Kontrollo mundesite e bursave
  • Shiko raportin student/pedagog

Zgjidh Sipas Interesit Real, Jo Trendit

Mos u ndikuar nga presioni i shoqerise apo familjes. Studimi zgjat 3-6 vjet dhe karriera tere jeten. Zgjidh ate qe te pelqen vertet - motivimi i brendshem eshte celesi i suksesit akademik.

Hapa konkrete

  • Reflekto per pasionet dhe interesat e tua
  • Imagjino veten duke punuar ne ate fushe
  • Fol me profesioniste te fushes
  • Mos u ndikuar nga 'deget e modes'

Keshilla te tjera te dobishme

Mbaj parasysh edhe keto pika te rendesishme

Vendos objektiva te qarta dhe realiste per noten e Matures

Pergatitu mire per provimet - cdo pike ka rendesi

Kerko keshilla nga mesuesit dhe psikologu i shkolles

Mendo per tregun e punes dhe mundesite e punesimit

Mbaj mend:

"Nuk ka dege te gabuara - ka vetem zgjedhje qe nuk perputhen me interesat dhe aftesite tua. Merr kohen e duhur per te njohur veten dhe mundesite qe ke perpara."

- Keshilli nga stafi i shkolles "Kostandin Kristoforidhi"